Lumbardh Salihu, banori i edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Kosova’ pak kohë pas futjes në shtëpi ka arritur që të bëjë për vete publikun.
Ish-futbollisti dhe modeli, deri pas futjes në shtëpinë më të komentuar në vend nuk ishte një fytyrë shumë e njohur për publikun kosovarë.
Lumi, i cili prej vitesh ka jetuar në Vienë të Austrisë është djali i ish-deputetit të Kuvedit të Kosovës, Sali Salihu, i cili ishte deputet nga radhët e Partisë Socialdemokrate të Kosovës.
Ditët e fundit, Lumbardhi është komentuar mjaft shumë sa i përket trekëndshit të dashurisë të krijuar brenda shtëpisë Lumbardh-Alba-Azem.
Të dy banorët kanë shprehur pëlqim ndaj Albës, e cila deklaroi se ka respekt për Lumin por të cilin nuk mund ta shoh më shumë se shokë.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/November/07/850x636_271748791_327484426053318_1833494515258402923_n1699382763.jpg)