Meri Shehu zbulon se si e ndihmoi mbrojtësin ‘Kuqezi’ kur s’e njihte askush

Mediale Vip

Meri Shehu zbulon se si e ndihmoi mbrojtësin ‘Kuqezi’ kur s’e njihte askush

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 11:51
Meri Shehu

Meri Shehu ka treguar se ka ndihmuar lojtarë të Kombëtares të mbërrijnë këtu ku janë sot, por “nuk ma kanë ditur”.

Sa i përket Gjimshitit si mbrojtës, astrologia u shpreh se nuk i pëlqen pasi s’bën aq sa duhet në fushë, duke shtuar se “E ka me faza”.

Pjesë nga intervista:

Kush të ka hyrë në zemër nga këta çunat e kombëtares?

Meri Shehu: Unë kam ndihmuar lojtarë të kombëtares të ecin dhe të vijnë aty ku janë, por s’ma ka ditur njeri. Ka pasur nga ata që më kanë pyetur do futem sot, do më fusë trajneri sot në ndeshje?

Një futbollist i kombëtares që luan në Itali e ka pyetur Merin nëse do e futë trajneri në ndeshje apo jo?

Meri Shehu: Po kjo ka ndodhur që para pandemisë dhe ai ishte fare i panjohur dhe u bë shumë i njohur. Se pyeste para ndeshjes, do më futë sot, s’do më futë sot

E kush ishte, Gjimshiti?

Meri Shehu: Po ai ishte.

Është një super futbollist, tani është kapiteni i skuadrës.

Meri Shehu: Mua s’më pëlqen, s’bën aq shumë sa duhet të bënte. E ka me faza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat