“Marre, po i merr burrat e tjerë nëpër gojë”, Edona James eskalon me Linda Halimin

Mediale Vip

“Marre, po i merr burrat e tjerë nëpër gojë”, Edona James eskalon me Linda Halimin

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 20:07
Edona James/ Linda

“Prime” i së premtes është shoqëruar me tensione qysh sot herët në mëngjes kur banorët e BB VIP Kosova janë zgjuar.

Ka qenë Edona James e cila i është rikthyer diskutimeve të mbrëmshe dhe e ka akuzuar Linda Halimin e po i merr “burrat e tjerë nëpër gojë”. Kjo pas debatit dhe akuzave që Linda ka drejtuar ndaj Bleros për punën e “hotelit e gotës me venë”.

Edona James ia ka kujtuar Lindës se është e martuar.

“Marre me të ardh prej burri tënd”, është shprehur ndër të tjera Edona James.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat