I pëlqejnë vajzat, por ndihet e “frikësuar” nga prania e tyre, këngëtarja e njohur bën deklaratën e papritur

Mediale Vip

I pëlqejnë vajzat, por ndihet e “frikësuar” nga prania e tyre, këngëtarja e njohur bën deklaratën e papritur

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 11:08
Billie Eilish

Këngëtarja e njohur Billie Eilish së fundmi në një intervistë për “Variety” ka treguar se një pëlqim për femrat, por ndihet e ‘frikësuar’ nga prania e tyre.

21-vjeçarja e cila në maj i dha fund lidhjes me Jesse Rutherford tregoi më shumë për seksualitetin e saj, imazhin e trupit dhe pse nuk është ndier kurrë e dëshirueshme.

Kam lidhje të thella me gratë në jetën time, miqtë dhe familjen. Unë jam e tërhequr fizikisht prej tyre. Por unë jam gjithashtu shumë e frikësuar nga ato, nga bukuria dhe prania e tyre”- tha artistja.

Ndërsa shtoi: “Nuk jam ndier kurrë si grua, të jem e sinqertë me ju. Nuk jam ndier kurrë e dëshirueshme. Nuk jam ndier kurrë femërore. Më duhet të bind veten se jam një vajzë e bukur. Unë identifikohem si “ajo/ai” dhe gjëra të tilla, por kurrë nuk jam ndier vërtet si një vajzë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat