Pas ndarjes nga Arbenita, Fero zbulon marrëdhënien me të bijën. Ja personi që do më shumë vajza e ish-çiftit

Mediale Vip

Pas ndarjes nga Arbenita, Fero zbulon marrëdhënien me të bijën. Ja personi që do më shumë vajza e ish-çiftit

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 13:26
Fero, Arbenita dhe Nina

Ish-reperi i njohur Fero Fera disa muaj më parë është ndarë nga bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli, për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike që artisti ushtroi mbi modelen.

Nga lidhja e tyre dyshja kanë një vajzë së bashku, Nina e cila tashmë jeton me nënën e saj.

Së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale, Fero ka treguar marrëdhënien që ka me të bijën, ndonëse nuk jetojnë së bashku.

Ai ka publikuar një video, ku e vogla i shpreh dashurinë e sinqertë atij duke thënë se do më shumë babin.

“Kë do më shumë Nina?”– pyetet Arbenita, ndërsa Nina tha: “Babin, babin, babin”.

Duket se Fero ka shumë marrëdhënie të mira me vajzën e tij edhe pse situata me Arbenitën nuk është shumë e mirë.

Kohë më parë përmes një statusi në InstaStory, ish-reperi është shprehur i shqetësuar për vajzën e ti, Nina, pasi sipas ligjit nuk mund ta takojë atë më shumë se 3 orë në javë.

Pretendim ky që u hodh poshtë nga ish-gruaja e tij modelja Arbenita Ismaili.

Megjithatë nuk dimë të themi nëse Fero e takon vajzën e tij 3 orë në javë apo më shumë, por ajo çfarë dimë me siguri është se videot e postuara nga Fero me të bijën janë shumë të bukura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat