Shqipe Hysenaj shfaqet duke qarë në Big Brother: U ndjeva e paaftë

Mediale Vip

Shqipe Hysenaj shfaqet duke qarë në Big Brother: U ndjeva e paaftë

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 13:43
Shqipe Hysenaj

Shqipe Hysenaj lirshëm mund të thuhet se është njëra nga banoret më të zhurmshme brenda shtëpisë.

Asaj së fundmi iu prezantua një klip, në të cilin shihen të gjithë banorët kundër saj.

Teksa u diskutua në spektakël, ish-konkurrentja e “Përputhen” u prek në një moment, pasi iu përmend një histori nga jashtë.

Santiana Maloku ia përmendi një gjë që e kishte thënë në një intervistë të dikurshme në lidhje me prindërit e familjen.

Pas përfundimit të spektaklit, ajo ishte shtrirë në dhomën e gjumit dhe filloi të qante.

Linda Halimi nga ana tjetër i qëndroi afër duke i thënë se nuk ka arsye të qajë.

“U ndjeva e paaftë”, u shpreh Hysenaj. Ajo tutje theksoi: “Këtu e bëj edhe për lojë. Nuk e kam pasur gjykimin e tyre. Ato që i mbanin brenda i nxorën pas dy muajve. Këtë që kanë menduar që në fillim. Në këtë program është ofenduar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat