Sara dhe Ledri vazhdojnë të lënë në pikëpyetje lidhjen e tyre

Mediale Vip

Sara dhe Ledri vazhdojnë të lënë në pikëpyetje lidhjen e tyre

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 17:59
Sara dhe Ledri

Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë kryefjalë e mediave rozë tash e disa muaj.

Gjatë gjithë kohës është aluduar për një ndarje mes çiftit ndonëse asnjëri prej tyre nuk e ka pohuar e as mohuar.

Në premierën e filmit “5 Herë Jo”, ku ka marrë pjesë edhe Sara, ajo nuk i ka shpëtuar pyetjes për Ledrin.

Gazetari, Ronaldo Sharka e ka pyetur atë se kur do të dalin në një reagim publik për lidhjen e tyre.

“Kur të mendojmë që jemi gati! Paçim, shijojeni filmin!”, ka thënë Sara duke mos dhënë një përgjigje konkrete.

Gazetari nuk e ka lënë me kaq dhe ka tentuar të marrë një përgjigje konkrete nga Sara nëse janë ndarë apo jo.

“E kape lajmin, je shumë i poshtër se the nuk do e bëje atë pyetjen”, i tha ajo Ronaldos.

Sara u largua nga intervista duke mos dhënë përgjigje të detajuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat