Adele kërkoi një marrëveshje paramartesore, kaq është pasuria e saj

Mediale Vip

Adele kërkoi një marrëveshje paramartesore, kaq është pasuria e saj

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 10:46
Adele

Tanimë martesa e këngëtares se njohur Adele me agjentin sportive amerikan Rich Paul nuk është më sekret kanë nisur thashetheme interesante.

Sipas ‘DailyMail’, Adele dëshiron ta mbrojë pasurinë e saj prej 220 milionë, Rich Paul e kishte nënshkruar një marrëveshje paramartesore.

Sipas mediave të huaja, kanë qenë miqtë ata që e kanë inkurajuar Adelën të lidh një marrëveshje paramartesore sepse ajo ka fituar 220 milionë dollarë nga shitja e katër albumeve të saj dhe 34 milionë dollarë të tjera në shitje dixhitale.

Projekti i saj në Las Vegas parashikohet të sjellë 2 milionë dollarë bruto për performancë që do të thotë se nëse këngëtarja merr gjysmën e këtyre të ardhurave, duhet të fitojë 13 milionë dollarë.

Kjo do të ishte shuma më e lartë e fituar nga çdo artist për performancë në historinë e Vegasit.

Përveç kësaj, Adele zotëron edhe një shtëpi dhe rezidencat kryesore të saj kanë një pasuri më vlerë 11 milionë dollarë në Angli, një pasuri prej 10.5 milionë dollarë në Kaliforni, në Beverly Hills.

Ajo ka edhe dy shtëpi në Londër të cilat kapin vlerën 14 milionë dollarë. Në vitin 2016, ajo bleu një shtëpi me vlerë 9.5 milionë dollarë dhe në dhjetor 2021 bleu rezidencën e Sylvester Stallone në Los Angeles për 58 milionë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat