Osmani: Gatuaj shumë gjëra të mira, kjo është gjella që e bëj më së miri

Mediale Vip

Osmani: Gatuaj shumë gjëra të mira, kjo është gjella që e bëj më së miri

Më: 4 janar 2024 Në ora: 11:21
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se i pëlqen shumë gatimi dhe se ajo është një prej gjërave që ajo pëlqen t’i bëjë.

Osmani tha se tava e Elbasanit është gjella që ajo e bën më së miri.

“Unë gatuaj shumë shumë shumë gjëra të mira dhe më pëlqen shumë të gatuaj sepse më relakson. Është një prej gjërave që kam qejf shumë t’i bëj”, tha presidentja.

“Prej gjellave, më së miri e bëjë tavë elbasani”, tha ajo në emisionin “Familja Jonë” në Kanal 10, ku u intervistua nga moderatorja dhe disa fëmijë.

“Por edhe supat e ndryshme i bëj shumë të mira. Me shumë perime, me pak mish, me gjëra të shëndetshme dhe pastaj të gjitha bluhen, bëhet kështu si krem supë. Dhe nuk i vëreni ju perimet por janë shumë shumë shumë supa të shieshme dhe janë të shëndetshme, sidomos për moshën tuaj”, iu tha Osmani atyre.

Presidentja ua tregoi fëmijëve një recetë për biskota, për të cilën tha se i ndihmojnë edhe dy vajzat e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat