Meritoni për Romeon: Nuk është lojtar i fortë, këtu duhesh me qenë i ftohtë

Mediale Vip

Meritoni për Romeon: Nuk është lojtar i fortë, këtu duhesh me qenë i ftohtë

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 21:04
Meritoni dhe Romeo

Personazhi i BBVA, Meriton Mjekiqi i ka dhënë një vlerësim lojës së Romeo Veshajt gjatë një bashkëbisedimi me Ilnisa Agollin dhe Gazmend Ujkashin.

Mjekiqi, i cili u bë një personazh mjaft i njohur brenda shtëpisë ka thënë se nuk e konsideron Romeon si një lojtar të fortë.

“Për mendimin tim, e kam thënë gjithmonë, nuk është lojtar i fortë. Ai [Romeo] është emocional, reagon, këtu duhesh me qenë i ftohtë”, i tha prezantuesi kosovar Ilnisës dhe Gazmendit.

Si Meritoni po ashtu edhe Romeo, janë dy personazhe që padyshim i kanë dhënë dinamikë këtij sezoni të Big Brother Vip Albania.

E gjatë kësaj bisede, ndërhyu edhe vetë Gazmendi duke komentuar lojën e komedianit shkodran Julian Deda dhe lojtarëve të tjerë aty brenda.

“Këtu brenda këta janë me psikozën e jashtme, por këtu kanë ndryshuar gjërat, edhe sot kanë lëvizuar total gjërat, sepse unë ia tunda themelet Julit që po e mban veten shumë lartë”, tha Gazmendi duke iu drejtuar Ilnisës.

“Ai [Juliani] është i terrorizuar nga unë. Nga unë ka shumë frikë, sepse unë ja di komplet lojën atij”, deklaroi mes tjerash ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat