Arrestohet motra e Hailey Bieber, arsyeja do iu habisë

Mediale Vip

Arrestohet motra e Hailey Bieber, arsyeja do iu habisë

Më: 3 mars 2024 Në ora: 09:29
Baristja Haleigh Cauley u shpreh se Alaia donte të përdorte tualetin, pasi kishte nevojë të ndërronte tamponin dhe hyri me zor.

Motra e Hailey Bieber, Alaia Baldwin Aronow, është arrestuar të shtunën e kaluar, për shkak të një incidenti që ndodhi në një club në Georgia.

Baristja Haleigh Cauley u shpreh se Alaia donte të përdorte tualetin, pasi kishte nevojë të ndërronte tamponin dhe hyri me zor.

“Disa minuta më vonë, kur znj. Cauley tentoi të hynte në tualet, Alaia hoqi tamponin dhe ia hodhi asaj. Ky ishte momenti kur truprojat e sigurisë ndërhynë dhe e nxorën vajzën jashtë club-it”, shkruhej në deklaratën e policisë, siguruar nga Page Six.

Sipas pamjeve të kamerës së sigurisë, Cauley kërcen pas, kur Alaia i hedh tamponin.

Më pas, shihet se motra e Hailey-t u bën rezistencë edhe rojeve të sigurisë, duke e tërhequr njërin nga flokët dhe goditur tjetrin në organet gjenitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat