“Më ka 8800 euro borxh…”- Rezart Veleshnja tregoi se Ermal Mamaqi nuk ia ka dhënë të gjitha paratë e rolit, aktori zbulon se si qëndron e vërteta!

Mediale Vip

“Më ka 8800 euro borxh…”- Rezart Veleshnja tregoi se Ermal Mamaqi nuk ia ka dhënë të gjitha paratë e rolit, aktori zbulon se si qëndron e vërteta!

Më: 4 mars 2024 Në ora: 09:28
Rezi, Ermali

Moderatori dhe aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku ndër të tjera ka folur edhe për deklaratën e mikut të tij, Rezart Veleshnja se aktori i ka borxh 8.800 euro për një rol që ka luajtur në filmin e tij.

Ermali tregoi se i ka dhënë aktorit vetëm 200 euro, pasi sipas tij ai kishte vetëm një orë punë dhe këtë çmim Rezarti e ka pranuar që me nënshkrimin e kontratës.

“Rezartin e kam mik, bëjmë shpesh humor bashkë dhe është e vertetë që i kam dhënë 200 euro sepse ka pasur një skenë shumë të vogël në film, vetëm 1 orë punë. Por, çdo marrëveshje që bëjmë ne dhe ekipi im bëhet para se të shkohet në sheshxhirim, me kontratë ndaj dhe kundërshtitë duhen bërë para jo pasi mbarojnë xhirimet”, u shpreh Ermali.

Ndërsa i hodhi poshtë pretendimet se ai i kishte premtuar këtë shifër parash aktorit.

“Nëse do kisha bërë gjëra të tilla jeta për mua do ishte shumë e vështirë. Nuk është e vertetë që t’i kem premtuar këtë shifër”- tha aktori.

Disa muaj më parë Veleshnja deklaroi se Ermali i kishte premtuar 9,000 euro dhe nga ato i kishte dhënë vetëm 200, ndërsa tha se tashmë aktori i ka borxh 8.800 euro.

Kujtojmë që Rezart Veleshja ka marrë pjesë në filmin e parë të Ermal Mamaqit “2 gisht mjaltë”, ku ka luajtur rolin e një faturinoje. Dyshja ka patur përplasje edhe në të shkuarën.

Në një video të publikuar në “Insta Story”, Veleshnja i ka bërë llogaritë Ermalit për paratë që i kishte borxh.

“Më ke 8800 euro borxh, se 200 m’i dha; 9000 euro ishte roli im. Ermal, të falemenderoj!”-dëgjohet të thotë Veleshnja, ndërkohë që Ermali qesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat