Meriton Mjekiqi del nga shtëpia e Big Brother VIP, zbulohet arsyeja

Mediale Vip

Meriton Mjekiqi del nga shtëpia e Big Brother VIP, zbulohet arsyeja

Më: 6 mars 2024 Në ora: 17:05
Meriton Mjekiqi

Në spektaklin e natës së kaluar banori i Big Brother Vip Meriton Mjekiqi është ndierë keq.

Në një moment gjatë diskutimeve për ngjarjet e ndodhura në shtëpi, moderatori Ledion Liço i thotë të largohet në dhomën e rrëfimit për të marrë ndihmë mjekësore.

Por burimet bëjnë me dije se Meritoni ka dalë nga shtëpia e Big Brother mbrëmjen e djeshme dhe është transportuar në spitalin e Traumës.

Siç mëson Report Tv aty ka qëndruar për rreth dy orë ku u është nështruar të gjithë ekzaminimeve. Mirëpo ky detaj nuk është zbuluar nga produksioni i Big Brother.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat