Sara i përgjigjet Stresit: Duhet t’i vijë turp për atë deklaratë!

Mediale Vip

Sara i përgjigjet Stresit: Duhet t’i vijë turp për atë deklaratë!

Më: 6 mars 2024 Në ora: 23:05
Sara/ Stresi

Teksa zhvilloi një intervistë ditën e sotme, Sara Gjordeni ka komentuar dhe deklaratën e një prej artistëve që ka dhënë në lidhje me boksierin dhe për lidhjen me Bardhin.

Bëhet fjalë për Stresin dhe ja si i është përgjigjur Sara:

“Arkimedi, jo stresi, sepse ne njihemi nga njerëz të përbashkët, që ai ka shumë respekt. Nuk e kam kuptuar guximin e Arkimedit për këtë fjalë. Së dyti më ka një borxh sepse nuk më ka njohur në marrëdhënie me Jurgenin, unë e kam mbështetur në Big edhe e kam votuar. Votat për të janë në telin tim. Duhet t’i vijë turp për atë deklaratë. Do kem një bisedë për të sepse është e pavend. Ai e di shumë mirë që ka impakt dhe ka gjetur guximin që të më akuzojë që kam dashur të marr famë. Ai e di shumë mirë për projektet që më ka ofruar dhe i kam refuzuar, Arkimedi për hir të miqësisë sime ndaj tij dhe ndaj njerëzve të tij të përbashkët, nuk duhet të më kishte goditur”, u shpreh Sara.

Rikujtojmë se Stresi, kishte “shpërthyer” lidhur me sjelljen e Sara Gjordeni me marrëdhënien e saj me Bardhin.

Në llogarinë e tij në “ Instagram”, reperi shkruante se modelja ka lënë jashtë një lidhje me boksierin, Jurgen Uldedaj, i cili me besim e kishte lejuar që të hynte brenda në shtëpi. Sipas Stresit ajo ka shpërdoruar këtë besim të dhënë dhe ka krijuar një raport të ri me Bardhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat