Një person i afërt i Kate Middleton tregon pse ajo editoi fotografinë

Mediale Vip

Një person i afërt i Kate Middleton tregon pse ajo editoi fotografinë

Më: 12 mars 2024 Në ora: 14:42
Kate Middleton

Një person i brendshëm ka folur për skandalin e fotografisë së Princesësh së Uellsit.

Nëse nuk e dini, Kate Middleton dhe Princi William publikuan një fotografi familjare të dielën e cila rezultoi se ishte e edituar.

Një burim i tha Times të Londrës se Princesha ndihej shumë keq për polemikën e editimit të fotograsë. “Ajo u përpoq ta bënte atë sa më mirë që mund të ishte për ta bërë një fotografi të bukur për publikun. Ajo po mendonte edhe për fëmijët e saj, duke shpresuar se ata dukeshin mirë për hir të tyre”.

Burimi tregoi poashtu se pse Princesha lëshoi një deklaratë duke konfirmuar se ajo e ndryshoi foton.

“Ajo kuptohet se ka menduar se ndershmëria është politika më e mirë. Ajo donte ta pranonte gabimin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat