Pas 4 vitesh mungesë në tregun muzikor, Eminem rikthehet me një surprizë për fansat

Mediale Vip

Pas 4 vitesh mungesë në tregun muzikor, Eminem rikthehet me një surprizë për fansat

Më: 21 mars 2024 Në ora: 10:44
Eminem

Reperi legjendar Eminem do të bëjë rikthimin e tij këtë vit me një këngë të re, siç konfirmohet nga miku i tij prej kohësh Dr Dre.

Gjatë një paraqitjeje në Jimmy Kimmel Live, producenti amerikan zbuloi rikthimin e Eminem-it teksa tha: "Më lejoni t'ju them diçka. Eminem është duke punuar në albumin e tij që do të dalë këtë vit dhe unë në fakt fola me të dhe ai tha se ishte në rregull që unë ta bëja këtë njoftim pikërisht këtu në këtë shfaqje."

Pas këtyre fjalëve, audienca shpërtheu në brohoritje.

Dr Dre la të kuptohet gjithashtu për bashkëpunimet e tij 'të zjarrta' në album dhe shtoi,

"Unë në fakt do ta dëgjoj të gjithë albumin për herë të parë nesër. Ai e mban muzikën e tij diskrete, kështu që unë nuk e kam dëgjuar plotësisht, por do ta dëgjoj dhe ai do ta nxjerrë albumin këtë vit.”

Kjo do të shënojë rikthimin e Eminem pas 4 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat