“Një ditë me mua në Ramazan” – Georgina Rodriguez shkakton reagime në internet me deklaratën e saj

Mediale Vip

“Një ditë me mua në Ramazan” – Georgina Rodriguez shkakton reagime në internet me deklaratën e saj

Më: 21 mars 2024 Në ora: 16:38
Georgina Rodriguez

Modelja dhe influencerja e njohur, Georgina Rodriguez si duket po respekton traditat arabe edhe gjatë muajit të Ramazanit.

Kjo pas një videoje të publikuar në TikTok, me të cilën tregonte një ditë pune të aktiviteteve të saj dhe në përshkrim i saj ishte: Të punuarit në Ramazan.

Përveç kësaj, ajo e nisi videon e saj duke treguar se si është një ditë pune me të gjatë këtij muaji të shenjtë.

@georginagio

Trabajando en Ramadan ❤️

♬ ♡ ᶫᵒᵛᵉᵧₒᵤ ♡ - SoBerBoi

Pas, kësaj komentet ishin të shumta me deklaratën e saj, duke i thënë se Ramazani “nuk ishte për të” duke qenë se ajo ka një fe tjetër.

Rodriguez, është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpalos jetën luksoze që bën në përditshmëri.

Ajo u zhvendos për të jetuar në Riad së bashku me yllin e futbollistit Cristiano Ronaldo, pas transferimit të tij në ekipin Al-Nassr. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat