Pas “Biznes” Mumo B gati një super projekt, xhirimet kanë filluar

Mediale Vip

Pas “Biznes” Mumo B gati një super projekt, xhirimet kanë filluar

Më: 22 mars 2024 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Nuk është emër i padëgjuar më parë, por projektet e reja do të jenë më të forta. E kemi fjalën për këngëtarin Mumo B, apo si quhet ai në të vërtetë, Mumin Mustafai, që pak ditë më parë u rikthye me projektin mjaft interesant "Biznes".

Por ne mësojmë se reperi, me origjinë nga Maqedonia e Veriut, por që jeton edhe në Prishtinë, apo një pjesë të kohës edhe në Diasporë, sapo ka xhiruar klipin e projektit më të ri muzikor dhe pritet të dalë së shpejti.

Jo vetëm këngëtar, por ai është edhe producent muzikor, ndërsa bashkëpunon me studion High Records, ku drejtohet nga producenti Libri (vëllai i Getto Geasy). Për klipet që i realizon në Zvicër, ai bashkëpunon me Cinematic.ch. Mumo B edhe më parë ka bashkëpunuar me emra të njohur dhe hitbërës si: Etno Engjej, Don Arbas, Hija e Jetës, Tingulli 3nt etj.

Mësojmë gjithashtu se tashmë ai ka gati edhe albumin e ri me 16 këngë, ku do të quhet "All Eyez on Me", ndërsa sponsor është kompania F.A Dauti në Munhen, në Gjermani. Ne ju sjellim edhe foto nga klipi i projektit më të ri që pritet të publikohet së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat