Jul Deda komenton triumfin e Egla Cenos në 'Big Brother VIP 3'

Mediale Vip

Jul Deda komenton triumfin e Egla Cenos në 'Big Brother VIP 3'

Më: 27 maj 2024 Në ora: 15:25
Egla Ceno dhe Julian Deda

Julian Deda ka dhënë një intervistë të shkurtër për emisionin "Shqipëria Live" pas finales së “Big Brother VIP3”. Ish-finalisti ndau emocionet e tij dhe përvojën unike brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Juli u shpreh se ka shijuar çdo moment të rrugëtimit të tij brenda "Big Brother".

 “Sigurisht që më erdhi keq që nuk fitova, por Egla e meritoi se ka bërë shumë për rrugëtimin e saj, siç kemi bërë të gjithë”, tha ai, duke treguar respektin dhe vlerësimin për fituesen e këtij edicioni.

Juli shtoi se ka fituar shumë nga ky përvojë në “Big Brother VIP3”. “Kam fituar shumë gjëra, maturi, por edhe kam kuptuar që mund të qëndroj brenda në shtëpi për 4 muaj pa lëvizur. Është një gjë shumë e bukur”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat