Aurela Hoxha publikon për herë të parë një foto me partnerin

Mediale Vip

Aurela Hoxha publikon për herë të parë një foto me partnerin

Më: 27 maj 2024 Në ora: 20:05
Aurela Hoxha me partnerin

Aurela Hoxha është një personazh shumë hermetik mbi jetën personale. Ajo i ka mbajtur të dyja shtatzënitë larg vëmendjes mediatike e fëmijët e saj rrallë i poston në mediat sociale.

Ndërsa partnerin nuk e ka postuar asnjëherë, deri tani.

Së fundmi djali i saj ka festuar ditëlindjen, dhe Aurela e ka uruar edhe publikisht me disa foto shumë të ëmbla.


Në njërën prej tyre ata shihen të tre në plazh. Megjithatë modelja është treguar shumë e vëmendme duke mos zbuluar imazhin sepse fotoja kishte kapur çiftin nga mbrapa.

Vitin e kaluar e ftuar ‘Në Kurthin e Piter Pan’, Aurela i shprehu dëshirën partnerit të saj për tí bërë një propozim për dasmë. 

“Le të shohim nëse do ta marr këtë propozim tani që u bëra mami. Tani e meritoj një propozim”, tha Aurela.

Duke folur për faktin që ka vendosur që jetën private ta mbajë hermetike, Aurela tha: 

"Nuk e mbaj sekret partnerin. Jemi gjithë kohën bashkë, por nuk shfaqemi në Instagram. Burrat në përgjithësi nuk kanë qejf të ekspozohen. Fakti që unë jam figurë publike, nuk do të thotë që edhe familja ime të jetë e tillë." 

Aurela tregoi gjithashtu se me partnerin e saj u dashurua gjatë kohës që ka qenë me pushime në Ibiza. Tani ata prej vitesh jetojnë në Spanjë dhe janë prindër të djalit 2-vjeçar Alaron dhe bebushes Luna Ea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat