U bënë miq të ngushtë në Big Brother, Romeo publikon fotografi me Lisin pas daljes nga shtëpia

Mediale Vip

U bënë miq të ngushtë në Big Brother, Romeo publikon fotografi me Lisin pas daljes nga shtëpia

Më: 27 maj 2024 Në ora: 22:12
Romeo- Lisi

Romeo Veshaj u shpall finalisti i tretë në Big Brother VIP Albania 3.

Ish-konkurrenti gjatë qëndrimit brenda përveç dashurisë fitoi edhe një miqësi të sinqertë.

Kjo me gazetarin Elvis Myrta, edhe pse kishte kohë që ai doli nga ky reality shou.

Image
Romeo- Lisi

I njëjti pas daljes nga ky format ka sjellë një imazh përkrah Lisit, ku shfaqen duke buzëqeshur.

Lisit madje i është premtuar një vend pune në emisionin e vëllezërve Veshaj, “Më lër të flas”.

Romeo në ndërkohë ka bërë një reagim pas daljes nga BBVA duke i falënderuar të gjithë për përkrahjen.

Ai po ashtu publikoi edhe një fotografi me Heidi Bacin, duke treguar se janë bashkë, përkundër aludimeve që kanë qarkulluar në rrjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat