Pse Romeo nuk e shoqëroi Heidin në festën e ‘BBV3’?

Mediale Vip

Pse Romeo nuk e shoqëroi Heidin në festën e ‘BBV3’?

Më: 27 maj 2024 Në ora: 23:50
Foto nga festa

Kanë kaluar dy ditë që nga përfundimi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, aty ku fituese e këtij edicioni u shpall aktorja Egla Ceno, e cila arriti të rrëmbejë 100 mijë euro.

Siç ndodh çdo vit, është organizuar një festë me të gjithë konkurrentët pas përfundimit të këtij reality show.

Në bazë të pamjeve të publikuara në rrjetet sociale duket se mungojnë disa prej tyre.

Nëpërmjet pamjeve që po qarkullojnë në rrjet, Heidi dhe Bora janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrës por ajo që bie në sy është padiskutim mungesa e Donaldit dhe Romeos, ky i fundit një prej finalistëve i cili zuri vendin e tretë në finale.

Nuk dihet nëse ai mund të ketë një hatërmbetje me produksionin, meqë u shpall finalisti i tretë.

Ndërkohë Heidi ka zgjedhur të qëndrojë me disa nga ish-banorët, mes tyre edhe Jul Dedën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat