Hatërmbetje me produksionin? – Vëllezërit Veshaj mungojnë në festën pas spektaklit

Mediale Vip

Hatërmbetje me produksionin? – Vëllezërit Veshaj mungojnë në festën pas spektaklit

Më: 28 maj 2024 Në ora: 17:37
Foto nga takimi

Edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania ka arritur në fundin e tij, dhe aktorja Egla Ceno është shpallur si fituesja e madhe.

Pas një mbrëmjeje të mbushur me emocione dhe surpriza, organizimi i festës së pas-spektaklit ka qenë një moment i shumëpritur për të gjithë pjesëmarrësit.

Tradicionalisht, festa pas finales së Big Brother VIP është një ngjarje ku ekskluzivisht mblidhen ish-banorët e edicionit për të festuar përfundimin e aventurës së tyre televizive. Ky vit nuk ka qenë përjashtim, dhe festa ka sjellë së bashku të gjithë protagonistët e shtëpisë së famshme.

Imazhet nga festa që kanë qarkulluar nëpër rrjetet sociale tregojnë një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku ish-banorët kanë ndarë kujtime dhe kanë krijuar momente të reja.

Në mesin e tyre u vu re edhe prezantuesja e njohur Bora Zemani, e cila ishte pjesë e festës dhe u pa në shoqëri të ngushtë me Heidi.

Megjithatë, ajo çka ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe medieve ka qenë mungesa e vëllezërve Veshaj, Donaldit dhe Romeos, ky i fundit duke qenë një nga personat që arriti të hyjë në finalen e spektaklit. Ndërkohë, mungesa e tyre në festë ka ngjallur një sërë pyetjesh dhe spekulimesh.

Përkundër se Donaldi dhe Romeo janë ndër personazhet më të komentuar, asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë koment ose shpjegim për mungesën e tyre në këtë event.

Publiku dhe fansat mbeten në pritje të një përgjigjeje nga vëllezërit Veshaj për të kuptuar arsyet që i shtynë të mos ishin pjesë e kësaj mbrëmjeje festive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat