“Me cilën aktore do të luaje një skenë filmi hot?”/ Albano Bogdo e thotë “troç”: Puna është punë…

Mediale Vip

“Me cilën aktore do të luaje një skenë filmi hot?”/ Albano Bogdo e thotë “troç”: Puna është punë…

Më: 29 maj 2024 Në ora: 23:14
Albano Bogdo

Konkurrentët e “Fermavip”, janë vënë përballë disa pyetjeve nga publiku, ku nuk munguan as ato pikantet.

“Me cilën aktore do të luaje një skenë filmi hot?”– ishte pyetja që i drejtoi fansi aktorit Albano Bogdo.

Konkurrenti tha me të gjitha aktoret do të luante një skenë hot në film, sepse sipas tij puna është punë.

“Me të gjitha, puna është punë”– tha Albano.

Kujtojmë që aktori  dhe këngëtarja Baby G së fundmi i shprehën ndjenjat njëri-tjetrit në “Fermavip”.

E teksa gjatë primet u transmetua një video ku dyshja duken mjaft të afërt, aktori dhe këngëtarja u panë mjaft të afërt me njëri-tjetrin, saqë në një moment u duk se ata shkëmbyen një puthje së bashku.

Dyshja kishin fikur mikrofonat, ndërsa ishte një perde ajo që pengoi kamerat që kapin atë çfarë ndodhi mes tyre.

Megjithëse Albano dhe Baby G hodhën poshtë aludimet se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi.

“Ishte në spektaklin kur unë doja të largohesha nga gara dhe ika i mërzitur, edhe Baby G erdhi pas meje të më qëndronte afër. Kishim pirë pak, po qeshnim”, tha Albano.

“Nuk e di pse i kanë kapur skenat kështu. Si e keni bërë montazhin del më ndryshe nga çfarë është. Albano është afër me shumë femra dhe përqafohet. Ndonjë herë bëjmë gallatë me njëri-tjetrit. Është një aktrim i bukur”, tha Baby G.

Albano shtoi: “Nuk ka asnjë ndryshim në raportin tonë. Kemi qenë shok që nga dita e parë dhe vazhdojmë të jemi.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat