Është shkëputur nga muzika? Luana Vjollca zbulon surprizat e kësaj vere

Mediale Vip

Është shkëputur nga muzika? Luana Vjollca zbulon surprizat e kësaj vere

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 12:48
Luana Vjollca

Moderatorja e njohur Luana Vjollca duket se këtë verë do të rikthehet jo vetëm në televizion por edhe me projekte të reja muzikore.

Të paktën këtë ka lënë të kuptohet në një intervistë të fundit virtuale me ndjekësit e saj në “Instastory”, ku moderatorja shprehet se këtë verë do të ketë shumë këngë të cilat do t’i publikojë por pa zbuluar më shumë.

Moderatorja ka qëndruar prej kohësh larg zhurmës mediatike dhe televizionit.

Image
Luana Vjollca

Teksa shpesh është pyetur nga ndjekësit dhe fansat e saj, Luana është shprehur se e gjithë mungesa ka ardhur si pasojë e punës së madhe për projektin televiziv që do të njoftojë së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat