Dita e Çlirimit/ Nesër koncert me emrat e njohur të muzikës shqipe

Mediale Vip

Dita e Çlirimit/ Nesër koncert me emrat e njohur të muzikës shqipe

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Nesër shënohen 25 vjet prej kur vendi u çlirua nga okupimi serb.

Institucionet do të organizojnë një serë aktivitetesh, teksa nuk do mungojë as koncerti për Ditën e Çlirimit.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se koncerti për këtë përvjetor do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, teksa hyrja në koncert do të jetë falas.

Në mesin e performuesve do të jenë Dren Abazi, Art Lokaj, Juliana Pasha, Jericho, Malda Susuri & Friends, Don’t Listen to Your Neighbors, Adrian, si dhe ikona Adelina Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat