Vdes në moshën 26-vjeçare reperja Enchanting

Mediale Vip

Vdes në moshën 26-vjeçare reperja Enchanting

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 13:18
Enchanting

Reperja e famshme, Enchanting, ka vdekur në moshën 26-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale, ku miq e artistë shprehën ngushëllime për ndarjen nga jeta në moshë të hershme.

Në një deklaratë për The Shade Room, një përfaqësuese nga ekipi i saj menaxhues tha se reperja vuante nga mbidoza.

Enchanting u nënshkrua në labelin ‘Mane’s 1017 Records’ në vitin 2020 dhe u shfaq në 3 albume përmbledhëse përpara se të largohej nga labeli vitin e kaluar.

Artistja filloi të ndiqte karrierën në muzikë në moshën 18-vjeçare, menjëherë pas mbarimit të shkollës së mesme.

Gjatë ngritjes në famë, Enchanting publikoi këngën e saj hit “He Can’t Reach”, e cila u shfaq në kolonën zanore të sezonit të dytë të “Rap Sh!t” të HBO.

“Luv Scarred/No Luv” ishte albumi i saj i fundit në studio, i publikuar në shkurt 2023. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat