Xhensila ‘surprizon’ Besin

Mediale Vip

Xhensila ‘surprizon’ Besin

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 20:38
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

Ndarja e këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe aktorit të humorit Bes Kallaku ka sjellë një zhurmë të madhe kudo nëpër rrjet.

Rikujtojmë që ata janë prindër të dy fëmijëve, Ajkës dhe Amenit, ku ky i fundit ditën e sotme feston 7-mujorin e lindjes së tij.

Dhe pse një urim nuk ka ardhur prej Besit, s’kishte si të mungonte prej Xhensilës e cila nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, ka ndarë një fotografi me Amen dhe Ajkën teksa përbri shkruan: “Gëzuar 7-mujorin drita e jetës sime!”

Image
Xhensila

Mirëpo ajo që ra më shumë në sy ishte mënyra se si Xhensila ka zgjedhur ta thërrasë të birin. “Amen Kallaku”, shkruan gjithashtu ajo, duke zgjedhur kështu të mos e fsheh në asnjë moment mbiemrin e të birit të trashëguar prej babait të tij Bes Kallakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat