Dy këngëtarët e njohur nga Shqipëria, Bruno Revolt dhe Poni, janë duke shënuar një sukses të madh me këngën e tyre më të fundit, “Një herë po, një herë jo”.
Ky bashkëpunim veror me ritme labe ka bërë bujë në skenën muzikore dhe është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe është bërë viral në TikTok.
Në vetëm pak ditë pas publikimit, kënga ka tejkaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube, duke u bërë një hit i padiskutueshëm i kësaj vere. Melodia energjike dhe tekstet tërheqëse kanë bërë që “Një herë po, një herë jo” të dëgjohet dhe të kërcehet në çdo cep të Shqipërisë dhe më gjerë.
Bruno Revolt, një nga artistët më të suksesshëm të momentit, ka qenë jashtëzakonisht aktiv këtë verë.
Përveç bashkëpunimit me Ponin, ai ka lansuar edhe dy këngë të tjera që kanë shënuar sukses të madh. Njëra prej tyre është bashkëpunimi me këngëtaren e njohur Albërie Hadërgjonaj, i cili është pritur shumë mirë nga fansat. Ndërkohë, bashkëpunimi tjetër me Luiz Ejllin, Lumi B dhe Naltin ka bërë që Bruno të jetë ndër emrat më të kërkuar të kësaj vere.
Suksesi i vazhdueshëm i Bruno Revolt dhe bashkëpunimi i tij me Ponin dëshmon se ata kanë arritur të kapin zemrat e publikut me kreativitetin dhe talentin e tyre.
Me “Një herë po, një herë jo”, ata kanë treguar edhe një herë se janë dy prej artistëve më të rëndësishëm të muzikës shqiptare, duke sjellë këngë që do të mbeten gjatë në memorien e dëgjuesve.