Pas shtatë viteve dhe katër fëmijëve së bashku, Alvaro Morata njofton ndarjen nga partnerja

Mediale Vip

Pas shtatë viteve dhe katër fëmijëve së bashku, Alvaro Morata njofton ndarjen nga partnerja

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 19:03
Alvaro Morata

Alvaro Morata njoftoi se është ndarë nga gruaja e tij, Alice Campello, në një deklaratë në rrjete sociale.

Ish-sulmuesi i Chelseat dhe Real Madridit ka qenë me partneren e tij për shtatë vjet dhe ata kanë katër fëmijë.

Morata, 31 vjeç, u martua me Alice, 29 vjeçare, në Itali në vitin 2017.

Vetëm dy javë më parë, çifti postoi disa fotografi të përbashkëta nga pushimet pas Kampionatit Evropian.

Dhe Alice u shfaq vazhdimisht në fushë duke e përkrahur partnerin në Euro 2024, ndërkohë që Spanja u shpall edhe fituese.

Në një deklaratë në Instagram, Morata tha: “Pas një periudhe reflektimi, Alice dhe unë kemi marrë vendimin për t’u ndarë”.

“Ishte një marrëdhënie e mrekullueshme me respekt të ndërsjellë në të cilën ne e kemi dashur dhe e kemi ndihmuar shumë njëri-tjetrin”.

“Kemi kaluar vite të mrekullueshme dhe kemi katër fëmijët tanë për të treguar për këtë, që është pa dyshim gjëja më e mirë që kemi bërë ndonjëherë”, shton mes tjerash.

“Është një vendim i dhimbshëm, pas të cilit kërkojmë respekt dhe ndjeshmëri”.

Në fund, ylli i futbollit theksoi: “Ju lutemi mos shpikni thashetheme, sepse e përsëris – nuk ka pasur tradhti, vetëm keqkuptime të vazhdueshme që i kanë konsumuar pak nga pak gjërat”.

“Alice do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time dhe koha që kemi kaluar së bashku ka qenë e jashtëzakonshme dhe një përvojë e shkëlqyer”.

Morata nga ana tjetër së fundmi ka nënshkruar për AC Milan nga Atletico Madrid. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat