Linda Halimi për raportin me Big D: A jam ndarë a nuk jam, nuk po kuptoj asgjë as unë

Mediale Vip

Linda Halimi për raportin me Big D: A jam ndarë a nuk jam, nuk po kuptoj asgjë as unë

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 06:57
Linda Halimi dhe Big D

Raporti i këngëtares shqiptare, Linda Halimi me partnerin e saj, reperin Big D, ka qenë shumë i komentuar prej vitesh.

Shumë shpesh artistja nga Vitia u bë pjesë e faqeve rozë për shkak të jetës personale.

Ajo edhe së fundmi ka reaguar pasi doli një lajm sërish për këtë pjesë, nëse është me të apo jo.

Image
Linda Halimi dhe Big D

“Hajde gëzuar. A jam ndarë a nuk jam ndarë? Nuk po kuptoj asgjë as unë”, ka qenë reagimi i bukuroshes së njohur.

E njëjta së bashku me partnerin jetojnë prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe kanë vazhduar me aktivitetet e tyre.

Dyshja bashkë kanë edhe një vajzë të quajtur, Kaimana World.

Linda pak muaj më parë ka qëndruar për një kohë në Kosovë meqë u bë pjesë e Big Brother VIP Kosova 2. Ajo shpalosi shumë të pathëna nga jeta, karriera si dhe nga fillimet e saj në muzikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat