Tayna dhe Loredana kanë bashkuar forcat për këngën e tyre të re të titulluar “NA 2”, e cila tashmë ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale. Spekulimet kryesore rreth këngës janë se Loredana i ka bërë 'diss' ish-partnerit të saj, Mozzik, i cili aktualisht është në lidhje me Lotina Hazirin.
Në disa prej vargjeve të këngës, Loredana thotë: "Femnat që i nxen prej meje i ki", një shprehje që është interpretuar nga shumë fansa si një goditje e drejtpërdrejtë për Mozzikun.
Situatën e bën më interesante fakti që e dashura e re e Mozzik ka pëlqyer fotot e Loredanës në Instagram gjatë kohës kur ajo ishte ende në lidhje me reperin.
Gjithashtu, Loredana shton: "Stilin që e ki prej meje e ki", duke nxitur më tej dyshimet se kënga mund të jetë një kunj për Mozzikun. Tayna, nga ana e saj, 'kontribuon' me vargun: "Fanse e kam pas, tash ty të pëlqejka."