Ka pak ditë që kënga "N'zemër t'nanës dhe unë jam" ka dalë në tregun muzikor dhe po pëlqehet mjaft. Kjo këngë këndohet nga artisti i konfirmuar tashmë Bekim Ibrahimi, i cili këtë herë ka dashur të vijë me një dedikim jo vetëm për nënën e tij, por për të gjitha nënat kudo që janë.
Kënga vjen pak ndryshe, duke konfirmuar shumë dimensionin e tij në të kënduar dhe në sjelljen e projekteve në stile të ndryshme. Për muzikën është kujdesur vetë këngëtari, me tekst nga Jahe Fida, ndërsa orkestrim dhe masterizim janë nga Edmond Rrapi.
Në klip merr pjesë Ymrije Beqiri në rolin e nënës, dhe klipi është xhiruar bukur nga Art Fabe në fshatin Petrit, në shtëpinë e Avdi Ibrahimi.
Kënga është mjaft e arrirë në të gjitha aspektet dhe po dëgjohet shumë, ndërsa Bekimi vazhdon të sjellë projekte mjaft interesante.