Ronaldo Sharka tha se nuk beson në ndarjen e tij me Heidin: Reagon Romeo

Mediale Vip

Ronaldo Sharka tha se nuk beson në ndarjen e tij me Heidin: Reagon Romeo

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 12:13
Ronaldo, Romeo dhe Heidi

Ronaldo Sharka, i ftuar në “Wake Up”, shprehu mendimin e tij mbi një prej tematikave më të diskutuara në media rishtazi: “Ndarjen” e Romeos dhe Heidit. Sharka u shpreh se nuk beson se ka një ndarje të vërtetë, por se kjo është një taktikë për vëmendje.

“Më duken skenare të reja. Romeo ndjek gjithë fisin e Heidit në Instagram. Kur dikush ndahet, prishet edhe me fisin. Nuk besoj që janë ndarë, thjesht i erdhi një ditë lajmi në dorë dhe po e mbajnë të karikuar”, tha Ronaldo.

Deklarata e tij ka rënë në veshin e Romeos dhe moderatori reagoi jo me fjalë, por me vepra. Ai i hoqi follow-n nga Instagrami, ndërkohë që Ronaldo ende e ndjek.

Nuk e dimë si do të vijojë kjo histori, por gati i kemi kokoshkat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat