Ylli i “Big Brother VIP Kosova 2”, Edona James, vazhdon të jetë një figurë mjaft e ndjekur dhe e zëshme në rrjetet sociale dhe intervistat mediatike, duke ndarë mendimet e saj për spektaklin dhe personazhet e tij.
Së fundmi, Edona ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve përmes vlogut të saj, ku ka diskutuar me detaje rreth mundësive të edicionit të ardhshëm të “Big Brother VIP Kosova” dhe emrat e rinj që mund të bëhen pjesë e këtij shou tejet të ndjekur.
Në postimet e saj në Instagram, Edona James së fundmi e ka uruar për ditëlindjen ish-banoren e “Big Brother VIP Kosova”, Brikena, e njohur si Brikeyn, duke shkaktuar jo pak habi dhe reagime në rrjet.
Jo vetëm që i ka dedikuar një urim të përzemërt, por në mesazhin e saj publik, Edona e ka quajtur Brikeyn “mbretëreshë” të “BBVK”, një titull që ka ngritur shumë diskutime dhe spekulime mes fansave të formatit.
Kjo deklaratë e bujshme ka shkaktuar reagime të ndryshme në rrjetet sociale, me ndjekësit që ndajnë mendime të ndryshme rreth këtij titulli të dhënë nga Edona.