Fjalët e ndjera të Vin Diesel për ditëlindjen e të ndjerit Paul Walker!

Mediale Vip

Fjalët e ndjera të Vin Diesel për ditëlindjen e të ndjerit Paul Walker!

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 09:08
Paul Walker

Paul Walker do të festonte ditëlindjen më 12 shtator nëse aksidenti në vitin 2013 nuk do t’i merrte jetën. Miku i tij më i mirë, Vin Diesel e ka kujtuar aktorin me disa fjalë prekëse ku i tregon se shoqëria e tyre do jetë e përjetshme.

“Duke parë mbrapa, një çerek shekulli më parë… besoj se ky ishte momenti kur e dinim se vëllazëria jonë do të ndryshonte Hollywood-in, se ti dhe unë kishim një kuptim për botën… një vëllazëri multikulturore, lidhje jo nga gjaku, por nga dashuria…

Pashë nënën dhe babanë tënd këtë verë. Mund të të ndjeja në përqafimin e tyre të dashur… Dhe vajza jote, ajo në fakt po vazhdon veprat e tua të mira.

Vetëm javë më parë, në një darkë ditëlindjeje… Meadow dha një dolli, do të kishe qenë shumë krenar. Ajo ka një mënyrë të foluri nga zemra e saj.

Duke udhëtuar në cepat e botës… ka gjithmonë dikush aty për të më kujtuar ndikimin që kemi pasur në jetën e tyre. Ose duke i treguar makinat e tyre me krenari, haha… ose thjesht duke thënë se ata ndjehen sikur janë rritur nga ne. Ajo vëllazëri e bukur, një çerek shekulli. Një vëllazëri, e përjetshme dhe e lidhur me dashuri. Për këtë jam përjetësisht mirënjohës… por dreqin, më mungon Pablo.
Gëzuar ditëlindjen!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat