Moderatorja Kostana Morava: Historia si ish-drejtori i TV më ka ngacmuar seksualisht

Mediale Vip

Moderatorja Kostana Morava: Historia si ish-drejtori i TV më ka ngacmuar seksualisht

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 12:06
Kostana

Moderatorja Kostana Morava ishte e ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, ku foli për jetën e saj si rrallë herë.

Ajo tregoi se nuk e ka pasur të lehtë punën e saj, ndërsa ka rrëfyer edhe sesi është përballur me një ngacmim seksual në punë.

Kostana: Unë e di se çfarë ndodh me viktimën. Jam treguar pragmatiste për të mbrojtur veten. Sidomos po të panë që je pak simpatike dhe je kaq e çlirët. Ah, po kjo e ka bërë vetë. Kjo është e para.

Nuk kanë asnjëri guximin të ulen, të mendojnë dhe ta shohin nga perspektiva e tyre, që është gjë shumë e shëmtuar. Nuk e di nëse do ta thoja tani, por dua të them të vërtetën. Kryesisht për një personazh, i cili është bërë për mua një problem shumë i madh në ato vite.

Jam detyruar të largohem nga puna, kam kaluar situatë tepër stresuese nga ana psikologjike.

Nuk dua të tingëllojë patetike kjo që do them, por është e vërteta. Kam menduar vetëm për fëmijët e tij, vajzën e tij…”

Erjona:  Pra, është i martuar?

Kostana: Patjetër, këta janë të gjithë të martuar. Po të mos ishte i martuar, nuk do ishte aq i tmerrshëm ngacmimi i parë.

Kostana shtoi se personi në fjalë ka qenë drejtues televizioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat