6-vjeçari me aftësi të veçanta futet në studio, Shqipe Hysenaj në lot. E ëma: Jam krenare dhe e lumtur për djalin tim!

Mediale Vip

6-vjeçari me aftësi të veçanta futet në studio, Shqipe Hysenaj në lot. E ëma: Jam krenare dhe e lumtur për djalin tim!

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 22:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Me nisjen e sezonit të ri të “E Diell” sot në Top Channel, një nga risitë ishte edhe formati më i ri televiziv “Pa Filtra”, ku si qëllim ka njerëzit e thjeshtë por me ëndrra të mëdha e histori frymëzuese apo komike.

Një nga pjesëmarrëset, Kajmelina nga Elbasani tregoi historinë me djalin e saj i cili i përket spektrit autik.

Kajmelina e solli këtë histori në ekran për të frymëzuar nënat që kanë fëmijë me aftësi të veçanta, dhe që ta shohin autizmin tek fëmijët si mrekulli.

Shqipe Hysenaj nuk u përmbajt në fund të historisë duke mos fshehur dot lotët, momente mjaft emocionuse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat