“Ishte e dhimbshme”, Eva Alikaj rrëfen ndarjen nga bashkëshorti: Doja që djali të mbante kontakt me të atin

Mediale Vip

“Ishte e dhimbshme”, Eva Alikaj rrëfen ndarjen nga bashkëshorti: Doja që djali të mbante kontakt me të atin

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 21:17
Pamje nga studio

Aktorja e njohur shqiptare Eva Alikaj ishte e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, në Top Channel, ku foli për ndarjen e saj nga bashkëshorti.

E prekur, Eva Alikaj tha se ndarja e saj ishte e dhimbshme, ndërsa zbuloi se djali i saj, Xhino, nuk ka kontakte me babain e tij.

Pjesë nga biseda në studio:

Ishte një ndarje e dhimbshme?

Eva Alikaj: Për mua po. Po!

Ai besoj (babai) ka krijuar raport me djalin?

Eva Alikaj: Eva Alikaj: Jo nuk ka. Kam dashur që Xhino të mbajë kontakte të më. Ai është austriak. Para pak kohësh erdhi në Vjenë, prapë i thashë ta takonte babanë, qoftë edhe si mik. Unë i fal njerëzit.

E ke peng që hoqe dorë nga diva e kinemasë?

Eva Alikaj:  Unë jam diva. E dija që po të doja dhe kur të doja unë vija dhe luaja. Unë di që zemrat e njerëzve ndrisin kur më shohin mua. Çfarë mund të dua më tepër. Që kisha famë të madhe, këtë s’kisha si ta dija.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat