Mikela Pupa bëhet nënë për herë të parë

Mediale Vip

Mikela Pupa bëhet nënë për herë të parë

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 20:27
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Mikela Pupa

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Mikela Pupa, është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka mirëpritur një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me një emër të veçantë – Aura.

Lajmin e ka bërë të ditur në rrjete sociale, duke ndarë dhe një fotografi të përbashkët në Instagram.

“Zot faleminderit që i dhe kuptim jetës time. Një krijesë kaq e vogël që ta ngre shpirtin peshë, të dua e vogla ime Aura 11/11/24”, kanë qenë fjalët e ish-konkurrentes së “Përputhen”.

E njëjta mori urime të shumta në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.

Mikela për publikun u bë më e njohur për pjesëmarrjen nëpër programe të ndryshme në Shqipëri.

Tashmë është shndërruar në një personazh shumë të dashur për publikun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat