“A mendon se do të kesh kontakt me Xhenetën jashtë dhe t’i lini anash inatet?”, ishte pyetja që mori Sara në darkën e finalistëve.
Sara u shpreh se nuk beson që do të arrijë t’i harroj gjërat që i ka thënë dhe bërë Xheneta për të cilat u shpreh se janë gjërat më të këqija që ka dëgjuar në jetën e saj.
Megjithatë, Sara u shpreh se një kontakt me Xhenetën do ta ketë pasi kanë qëndruar për tre muaj bashkë.
“Unë besoj se një kontakt tipik do e kemi por për të lënë inatet jashtë – çfarë ka ndodhur këtu ka ndodhur dhe unë nuk jam njeri që i harroj gjërat. Nuk justifikoj gjërat në kuadër ose jo të lojës. Unë duhet të njoh dhe nuk kam dëgjuar nga ty gjërat më të mira, kam dëgjuar më të këqija që kam dëgjuar në jetën time dhe këto nuk i lë anash. Janë gjëra që më kanë lënduar dhe unë nuk ta kam kthyer me të njëjtën monedhë se unë nuk jam ashtu”, u shpreh Sara.
Por për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun më poshtë.