Bernard Hulme puth live të dashurin gjatë emisionit

Mediale Vip

Bernard Hulme puth live të dashurin gjatë emisionit

Më: 16 mars 2025 Në ora: 17:17
Bernard Hulme

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Bernard Hulme, ka folur haptazi për orientimin e tij seksual gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ai ka rrëfyer detaje edhe për partnerin e tij, Enam, i cili me origjinë nuk është shqiptar.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Weekend” , ata kanë shkëmbyer puthje në buzë.

Ish-konkurrenti theksoi se kjo është puthja e tyre e parë publike në këtë lloj mënyre.

Sa ishte në BBVA, Bernardi tha se në moshën 37 vjeçare e kuptoi që ishte një mashkull homoseksual.

“Unë njoha Enam, më solli gëzim, më shtoi lumturinë dhe që e dua shumë. Një gjë është e sigurt, ai që të do të do ashtu si je”, kishte deklaruar ai për partnerin.

Nga ana tjetër vlen të ceket se Hulme është baba i dy fëmijëve. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat