Egli Tako është rikthyer sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Ajo këtë herë bëri të ditur se po kthehet për veten dhe për familjen dhe se do të mbajë distancë kundrejt Gjestit, të cilin e ka fajësuar më së shumti.
Pas hyrjes, bukuroshja dukej e ftohtë karshi banorit nga Kosova, e së është munduar që ta shmang.
Derisa një pjesë e banorëve po qëndronin bashkë në oborr, ata iu vërsulën të gjithë Gjestit.
Ai e thumboi duke thënë se ‘e ka mësuar të luajë, e nuk mund të ndodhë e kundërta’.
“Një femër mua, kur unë vet femrën e kam mësuar si të luajë, nuk mundet ajo të më mësojë mua. Natën e mirë”, tha ai.
Pritet të shihet nëse Egli do të mbajë këtë ritëm të lojës apo do të ketë ndryshime gjatë rrugës.