Njihuni me vesin e Barack Obamas, bashkëshortja e tij zbulon gjithçka...

Mediale Vip

Njihuni me vesin e Barack Obamas, bashkëshortja e tij zbulon gjithçka...

Më: 16 mars 2025 Në ora: 22:21
Michelle Obama, Barack Obama

Michelle Obama së fundmi ka vendosur të shpërndajë disa detaje rreth martësës së saj me Barack Obama, duke theksuar se martesa nuk është gjithmonë e lehtë dhe kërkon punë dhe pranimin e të metave të partnerit.

Në episodin e parë të podcast-it të saj dhe vëllait, Craig Robinson, “IMO”, Michelle zbuloi se çfarë e acaron më shumë te bashkëshorti i saj, ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Ajo tregoi se një nga gjërat që e shqetëson më shumë është vonesat e Barack, duke shtuar se ai ka pasur vështirësi me përpjekjet për të qenë i përpiktë.

“Barack duhej të përshtatej me atë që unë konsideroja të qenit i përpiktë” tha Michelle, duke bërë shaka se ai është “me kohën e ishullit”, duke iu referuar prejardhjes hauaiane të ish-presidentit.

Michelle dha një shembull konkret për vonesat e tij, duke treguar se ai shpesh vonohej duke shkuar në tualet pikërisht kur ishte koha për të dalë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat