E nominoi Jozin, Loredana: Ka ardhur këtu me sulm e shpifje ndaj meje

Mediale Vip

E nominoi Jozin, Loredana: Ka ardhur këtu me sulm e shpifje ndaj meje

Më: 19 mars 2025 Në ora: 09:30
Loredana dhe Jozi

Banorët patën një nominim më ndryshe në spektaklin e së martës në Big Brother VIP Albania.

Ata ishin të ndarë në grupe, ku duhej të zgjidhnin një prej tyre, për të shkuar në televotim.

Në njërin prej grupeve ishin së bashku Loredana Brati dhe Joz Marku, ku ky i fundit u nominua nga ish-partnerja.

Kjo shkaktoi debate për faktin se si Lori ka përmendur emrin e Jozit marrë parasysh raportin e tyre.

Gerta Gixhari ndërkohë pas spektaklit i kërkoi llogari se si mund ta bënte këtë gjë.

“Ai ka ardhur këtu me sulm me shpifje ndaj meje. Ai më ul çdo ditë”, iu drejtua Loredana.

“Fakti që ka ardhur me shpifje, manipulime, ato që ka bërë para syve të mi, më mirë mos ta bënte”, theksoi tutje.

Tani ata janë thjesht vetëm miq dhe nuk ka asgjë më shumë mes tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat