Vajza e Aurela Gaçes mahnit me zërin e saj

Mediale Vip

Vajza e Aurela Gaçes mahnit me zërin e saj

Më: 20 mars 2025 Në ora: 20:57
Aurela Gaçe me vajzen

E trashëguar apo jo, kjo nuk dihet, por artistja shqiptare Aurela Gaçe shpesh herë na ka zbuluar se dhe vajzat e saj janë të pasionuara pas muzikës.

Së fundmi Gaçe na ka zbuluar se ato përveçse një pjesë të karakterit kanë marrë prej saj dhe një pjesë të talentit.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjet artistja ka postuar një pjesë të shkurtër teksa vajza e saj këndon në koncertin e shkollës ku ajo mëson, “1 Maji”.

“Dashuria ime. Në 65 -vjetorin e shkollës shkolla_1_maji , në koncertin e mbajtur nga vetë nxënësit” shkroi Aurela krah videos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat