“Vishu, të ka nxjerrë të pasmet…”/ Gjesti debaton me Olën: Nuk dua të të shikoj…

Mediale Vip

“Vishu, të ka nxjerrë të pasmet…”/ Gjesti debaton me Olën: Nuk dua të të shikoj…

Më: 21 mars 2025 Në ora: 14:50
Gjesti dhe Ola

Një debat ka ndodhur ditën e sotme mes Olës dhe Gjestit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Teksa banorja veshi rrobat e banjës për të dalë për të shijuar rrezet e diellit, këngëtari i thotë që të vishet pasi nuk dëshiron që t’a shohë ashtu.

“Vishu, hej vishu se nuk po mundem me të pa kështu”, i tha Gjesti dhe Ola i kundërpërgjigjet: “Janë rroba banje”.

Gjesti i foli në këtë mënyrë pasi Ola herë pas here i thotë atij që të mos rrijë nëpër shtëpi me të brendshme. Ai i tha banores se po ia bën këtë gjë siç ia bën edhe ajo.

Pjesë nga debati:

Gjesti: Vishu, hej vishu se nuk po mundem me të pa kështu.

Ola: Janë rroba banje.

Gjesti: Jo, jo, vishu.

Ola: Janë rroba banje.

Gjesti: Ça është kjo sjellje.

Ola: Nuk të ka thënë njeri pse rri pa bluzë. Ti vish rroba banje nëpër shtëpi.

Gjesti: Ça është kjo sjellje, vishu, nuk guxon kështu këtu.

Ola: Ik re.   

Gjesti: Të lutem nuk po dua të të shikoj, vishu, të ka nxjerrë të pasmet, vishu, nuk dua të të shoh kështu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat