Fansat e Beyonce të pakënaqur me figurën e fundit të këngëtares nga dylli

Mediale Vip

Fansat e Beyonce të pakënaqur me figurën e fundit të këngëtares nga dylli

Më: 22 mars 2025 Në ora: 14:17
Beyonce

Fansave të Beyonce nuk u kanë lënë përshtypje figura e re prej dylli të yllit në Madame Tussauds në Orlando, Florida.

Këngëtarja, 43 vjeçe, është përjetësuar sërish në dyll, me figurën e re që synohet të jetë një kopje e epokës së saj aktuale të Cowboy Carter.

Në dyll Beyonce u paraqit e veshur me një xhaketë xhins dhe pantallona të shkurtra të ngjashme së bashku me një bluzë të bardhë Willie Nelson.

“Diçka nuk shkon”, “Pse i dhanë sytë e lodhur?”, “Ajo duket si Lil Mama”, ishin disa nga komentet. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat