"Super"-Avokatja zbulon lidhjen e fshehtë me futbollistin e njohur

Mediale Vip

"Super"-Avokatja zbulon lidhjen e fshehtë me futbollistin e njohur

Më: 22 mars 2025 Në ora: 21:23
Larisa Ferrari

Dimitri Paje, një emër i njohur i futbollit botëror, këto ditë është bërë përsëri një personazh në mediat e ndryshme jo për bëmat e tij në fushën e lojës.

Mesfushori 37-vjeçar i cili aktualisht luan me Vasko Da Gama në Brazil, është në telashe të mëdha me gruan e tij, Ludivin, pasi një avokate braziliane ka zbuluar se prej muajsh ata kanë një lidhje të fshehtë.

Paje jeton prej dy vitesh në Brazil, ndërsa gruaja e tij, me të cilën është i martuar prej 20 vitesh dhe ka katër fëmijë, banon në Francë, duke e vizituar çdo tre muaj.

Por avokatja Larisa Ferrari, e cila është një emër i njohur në rrjetet sociale në Brazil, ka treguar se ka nisur prej disa muajsh një histori me Paje, duke zbuluar gjithçka me një postim të gjatë.

Ajo bëri të ditur se lidhja mes të dyve kishte nisur kur ajo vetë ishte divorcuar nga bashkëshorti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat