Prime i sotëm ka nisur me hapjen e një zarfi të kuq që vjen si pasojë e thyerjes së kutisë së emergjencës nga Ola.
Pak para nisjes së spektaklit, vëllai i madh ka zëvëndësuar kutitë e emergjencës, duke sjellë të reja, dhe banorja duket se nuk ka rezistuar.
Zarfi me "Fuqinë e artë" u hap e në të shkruhej:
" Sapo shfuqizove të gjitha penalitetet të dhëna nga vëllai i madh për çmimin e madh. Për të gjithë ju kthehet çmimi fillestar. Ndërsa Jozi dhe Egli vazhdojnë të garojnë për 50 mijë euro".